Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugali.
Ajo në finale u desh të përballej me ukrainasen Bilodid, por e fitoi duelin pa luftë, pasi kundërshtarja nuk u paraqit fare.
Ajo triumfoi në kategorinë – 48 kilogramë.
Fillimisht në raundin e parë nuk kishte kundërshtar, kurse në të dytin e mposhti italianen Giorda, ndërsa në të tretin fitoi ndaj izraelites Rishony.