×
  • Lajme
  • Lajme

    Diskutimi në Ambasadë, Rashiq: Ka potencial për bisedime të mëtejme

    FrontOnline
    31 Janar 2023

    Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se në diskutimin e së martës në Ambasadën Amerikane për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pjesëmarrësit diskutuan për kornizën politike dhe ligjore të Asociacionit. Sipas tij “diskutimi ishte interesant”.

    “Ka pasur replika dhe mendime të ndryshme, por, në përgjithësi, mendoj se cilësia e bisedimeve ka qenë në nivel të lartë”, ka thënë Rashiqi për Radion Evropa e Lirë.

    Rashiq, i cili në disa raste ka përsëritur se marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të injorohen, ka shtuar se njerëzit në këtë takim ishin “bashkëbisedues relevantë”.

    “Ka potencial për bisedime të mëtejshme”, ka thënë tutje ai.

    Një pjesëmarrës tjetër në takim nga shoqëria civile ka thënë se gjëja më e rëndësishme gjatë diskutimeve ishte fakti se “gjatë gjithë kohës është folur vetëm për një asociacion brenda kornizave të Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

    Duke dashur të mbetet anonim, ai ka thënë për REL-in se takimi ka shkuar në frymë konstruktive, por se “kanë dominuar qëndrime shumë të kundërta”.

    “Në pjesën e parë të takimit kanë folur kryesisht përfaqësuesit e komunitetit serb (politikanë, shoqëria civile, zyrtarë institucionalë). Diskutimi ka qenë përmbajtjesor, në kuptimin që është folur për të drejtat që burojnë nga [Pakoja] e Ahtissarit [v.j. në bazë të së cilës është shpallur pavarësia e Kosovës]… se cilat janë pengesat në ushtrimin e tyre dhe se çka mund të bëhet më mirë”, ka thënë pjesëtari i shoqërisë civile.

    “Nga diskutuesit shqiptarë (qoftë nga politika apo shoqëria civile) ka pasur më shumë pyetje konstruktive, të drejtuara drejt komunitetit serb, se pse Asociacioni është i nevojshëm për t’i përmbushur këto kërkesa… theksimi i rreziqeve apo shqetësimeve mbi pasojat e Asociacionit në rendin juridik, por edhe kërkesa politike drejtuar aleateve”, ka shtuar ai.

    Sipas tij, “nuk mund të thuhet se kishte më shumë mbështetës të Asociacionit sesa kundërshtarë”.

    “Ka pasur qëndrime të ndryshme, qoftë skeptike apo më pozitive – të njëjta me ato që i dëgjojmë në opinionin tonë publik”, u shpreh ai.

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shpjeguar në seancën e Kuvendit arsyet pse partia e saj nuk ka mbështetur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se ishin partitë opozitare ato që nuk deshën zgjidhje për të shkuar para me...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të seancës së 54-të konstituive ka thënë se “çka t’i themi Avni Deharit”, ishte pyetja...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka konfirmuar takimin e sotëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Limaj tha se në takim...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari nga radhët e PDK-së, ka deklaruar se asnjë i ri apo e...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pak para seancës, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka denoncuar një tjetër incident, duke thënë se është përballur me një burrë që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se do ta votonte kandidatin e VV-së për kryetar kuvendi vetëm në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar para seancës së natës që mbahet në tentativën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërthimit të qindra vatrave zjarri në komuna të ndryshme të vendit, duke i cilësuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.