Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook, ka treguar për aktivitetet që ka pasur ajo gjatë qëndrimit në New York.
Ajo ka pasur diskutim me presidentin amerikan, Joe Biden, mori pjesë në samitin për Ukrainëqn, ka vizituar akademinë ushtarake Ëest Point, mori pjesë në drekën e punës e organizuar nga Borrell.
Osmani ka njoftuar se është takuar me ish preisdentin amerikan Bill Clinton, me presidentin e Bruneit, Mauritanisë, Guinea Bisaos, Malaqit, Gambisë, drejtorin e LArtë për Evropë në Shtëpinë e Bardhë Michael Carpenter, ndihmës sekretarin Jim O’Brien, Kryeshefen ekzekutive të MCC’së Alice Albright.
Ajo ka shkruar se ka pasur bashkëbisedim me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ish sekretaren Hillary Clinton, preisdentin e Bullgarisë, presidentin e Shqipërisë Edi Rama, presidentin e Polonisë, Presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel, kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, kryeministrin e Greqisë – Kyriakos Mitsotakis, të dërguarin e posaçëm të BE’së Miroslav Lajcak.
“Pjesëmarrjen në aktivitete të tjera në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara, përfshirë pritjen e liderëve nga Clinton Global Initiative; Darkën e organizuar nga Atlantic Council; darkën e organizuar nga Zëvendëskryeministri i Luksemburgut; fjalimin në në ngjarjen e organizuar nga Gjermania, Australia, Kanadaja, dhe Holanda dedikuar të drejtave themelore të grave; pjesëmarrjen e presidencës në aktivitetin e organizuar nga Mbretëria e Bashkuar lidhur me të mbijetuarat e dhunës seksuale; pjesëmarrjen e presidencës në diskutimin e organizuar nga Presidenti i Kenias; pjesëmarrjen e presidencës në organizimin e Departamentit të Shtetit për agjendën për Gratë Paqen e Sigurinë; pjesëmarrjen e presidencës në ngjarjen e organizuar nga Danimarka dedikuar zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe aktivitete, takime e diskutime të tjera.”