×
  • Lajme
  • Lajme

    “Diskriminimi po merr formë të qëllimshme”, thotë Mustafi pasi gjyqtarja serbe emërohet në krye të gjykatës në Preshevë

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, ka reaguar lidhur me vendimin e  Këshillit të Lartë të Gjyqësorit në Serbi për emërimin e një gjyqtareje serbe në krye të Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë.

    Ai në Facebook shkruan se mospërfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore po vazhdon dhe sipas tij diskriminimi po merr formë të qëllimshme.

    “Vendimi i fundit i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit për të emëruar Aleksandra Kuzmanoviq si kryetare të Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë, komunë me 94% të popullsisë shqiptare, është dëshmi e politikave të vazhdueshme diskriminuese ndaj shqiptarëve. Ky vendim, që anashkalon dhe margjinalizon profesionistët shqiptarë, është shembull flagrant i trajtimit të pabarabartë në sistemin gjyqësor”, shkruan ai

    “Gjendja në Gjykatën për Kundërvajtje në Preshevë është alarmante: nga 5 gjykatës, me pensionimin e njërit prej tyre këtë fundmuaj, mbesin vetëm 2 shqiptarë dhe 2 serbë. Ndërkohë, kryetarja e re është nga komuniteti serb e madje edhe nga Vraja, duke përforcuar këtë balancë të pabarabartë. Në një institucion me 23 të punësuar, ku diku gjysma janë shqiptarë, por përfaqësimi në pozitat vendimmarrëse lë shumë për të dëshiruar”.

    Mustafi mes tjerash thotë në postim se kjo situatë nuk është e rastësishme.

    “Ajo reflekton qëndrimet e qëllimshme dhe  institucionalizojnë frymëzimin politik dhe retorikat e urrejtjes. Zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin vazhdon të promovojë koncepte të tilla si “Srpski svet,” duke e paraqitur atë si “barrierë kundër Shqipërisë së Madhe.” Këto deklarata të mbushura me ksenofobi dhe përçarje janë justifikimi i vazhdueshëm për margjinalizimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën finale të kandidatëve për deputet nga radhët e LDK-së, për zgjedhjet...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e Këshilit të Përgjithshëm ku edhe aprovoi listën e kandidatëve për deputetë sa i...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Rreth 30 fëmijë të braktisur këtë vit në Kosovë, që një dekadë rreth 700 fëmijë të braktisur janë dërguar në strehim tek...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti, duke u ndalur te trajtimi që u...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot ka mbajtur mbeldhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Aty është paraqitur edhe lista finale e...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Kopiliq të Skënderajt. Lajmin...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, me ç’rast ka propozuar 110 kandidatë për deputetë për...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 4 dhjetor se gjatë takimeve që ka zhvilluar në Bruksel me zyrtarët e lartë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.