×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Disa të vërtetat mbi tradhtinë gjatë martesës

    FrontOnline
    03 Shtator 2023

    A e dini se ekzistojnë tri shenja dalluese tek partnerët që tradhtojnë partnerët e tyre?

    A e dini se femrat të cilat fitojnë më pak se partnerët e tyre janë më pak të predispozuara të tradhtojnë, në krahasim me meshkujt të cilët, nëse nuk sjellin më shumë të ardhura në shtëpi, janë më të predispozuar për të pasur aventura?

    Lexoni disa të vërtetat rreth tradhtisë në martesë:

    Mbi gjysma e burrave që tradhtojnë, janë të lumtur në martesat e tyre

    56% e burrave të cilët kanë aventura jashtëmartesore, në fakt, janë të kënaqur me martesat e tyre, sipas një studimi të realizuar nga Helen Fisher, profesor/doktor-e e antropologjisë biologjike në Universitetin Rutgers. Krahasimisht, vetëm 34% e femrave të cilat tradhtojnë, janë të kënaqura nga martesa e tyre.

    Diferencat e arsyeve për të cilat tradhtojnë femrat në krahasim me burrat

    Femrat dhe meshkujt veprojnë nën motivime (shtytëse) të ndryshme atëherë kur tradhtojnë. Burrat në fakt, kërkojnë për të kënaqur nevojat e tyre seksuale dhe nevojën akute për vëmendje, ndërkohë që femrat, të cilat kanë aventura jashtëmartesore, përpiqen të mbushin një mangësi emocionale që ekziston në martesë. Femrat kanë tendencën të afeksionohen me të dashurin dhe të angazhohen në këto lloj marrëdhënieje për shkak të vetmisë që ato ndjejnë në martesën e tyre. Nga ana tjetër, burrat janë të motivuar më tepër seksualisht dhe ndodh rrallë të bien në dashuri me të dashurën, thotë antropologia Helen Fisher.

    Tradhtia NUK është arsyeja kryesore e ndarjeve (divorcit)

    Janë arsye të tjera ato të cilat peshojnë më rëndë kur vjen fjala për divorc, jo kryesisht tradhtia. Personat e martuar ndahen më tepër si rezultat i papajtueshmërisë dhe mungesës së komunikimit.

    Nëse dyshoni se partneri të tradhton, ju duhet të bisedoni për këtë, pavarësisht nëse ke apo jo dëshmi konkrete.

    Femrat me të ardhura më të ulëta në krahasim me ato të partnerëve të tyre janë më pak të predispozuara të tradhtojnë

    Një studim i realizuar nga Universiteti Cornell mbi lidhjen midis të ardhurave të partnerëve dhe sa të shpeshta janë aktet e pabesisë kur në mes hyjnë “të ardhurat”, tregojnë se femrat të cilat fitojnë më pak se burrat e tyre, janë më pak të predispozuara të tradhtojnë. Besnikëria e femrave me të ardhura më të ulëta ka të bëjë edhe me faktin se ato kanë mundësi për të tradhtuar më pak, dhe kur një mundësi të tillë u ofrohet, ato refuzojnë një të dashur sepse nuk duan të rrezikojnë martesën e tyre dhe kushtet e jetesës së deritanishme.

    Burrat janë të predispozuar të tradhtojnë nëse partneret e tyre sjellin më shumë të ardhura në shtëpi

    I njëjti studim i Universitetit Cornell tregon se burrat të cilët varen financiarisht nga bashkëshortet e tyre janë më të predispozuar për tradhti. Sa më të ulëta të jenë të ardhurat e tij në krahasim me të saj, ekzistojnë rreziqe më të mëdha që partneri të shkojë drejt një marrëdhënieje jashtëmartesore.

    Burrat të cilët fitojnë më shumë dhe sigurojnë jetesën për të gjithë shtëpinë, tradhtojnë më shpesh

    Në mënyrë ironike, specialistët e Universitetit Cornell kanë konstatuar se burrat të cilët sjellin më shumë të ardhura në shtëpi, tradhtojnë më shpesh në krahasim me ata me të ardhura pothuajse të barabarta me partneret e tyre.

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Në spektaklin ‘Prime’ banorëve iu shfaq edhe njëherë klipi me gjithë ngjarjen mes Sarës, Edit dhe Drilonit. Sara i ka hequr çmimit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin e LDK-së për arsim. Gjatë një tubimi në Vushtrri, Abdixhiku ka...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana e ka parë Kevinin me një pamje më ndryshe sonte. Kevini ka lyer flokët...
    Sport25 Nëntor 2024
    Fisnik Asllani është një nga të rinjtë që po shkëlqen në Bundesliga 2, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura gjermane....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 12-ti me radhë. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.