Të gjithë kemi dëgjuar për vlerat e gjetheve të mentës, të cilat kanë një përdorim të gjerë në kuzhinë, estetikë dhe fusha të tjera.
Disa nga përdorimet e mentës janë:
Ushqime– gjethet e mentës kanë një përdorim të gjerë në kuzhinë, ato mund t’i përdorni për sallata, dhe gatime të tjera, që kanë bazë perimet.
Pije– ju mund t’i përdorni gjethet e mentës për krijimin e shumë pijeve të shëndetshme dhe freskuese.
Çajra– ju mund të krijoni çajin natyral, duke zier disa gjethe të mentës. Ky çaj ndihmon në tretje dhe përdoret kundër ftohjes dhe kollës.
Estetikë– mentët përdoren edhe si pastrues të gojës, duke i përzier disa gjethe me ujë të ngrohtë. Përdoreni përzierjen për shpëlarjen e gojës. Gjithashtu ato kanë benefite edhe për lëkurën, duke e pastruar atë.
Me anë të studimeve është vërtetuar, që gjethet e mentës reduktojnë gjithashtu simptomat e çrregullimeve të zorrëve, ndihmojnë për problemet e tretjes, përmirësojnë funksionin e trurit dhe ndihmojnë në heqjen e peshës së tepërt.