Yjet e showbizit janë ata që shumë të rinj dhe të reja ëndërrojnë të martohen me ta.
Më poshtë mund ti gjeni të listuar disa nga yjet e showbizit që u martuan me fansat e tyre.
Sot Katie është një yll filmash, por kur ishte 15-vjeç mbante në dhomën e saj një poster të Tom Cruise dhe ëndërronte të martohej me të. Në maj të 2005-ës ndodhi ëndrra e saj u plotësua dhe dyshja nisi romancën. Pavarësisht dashurisë mes tyre dhe vogëlushes Suri që lindi në 2006, çifti u divorcua në 2012.
Një gjeneratë e tërë fansash ëndërronin të martoheshin me Justin Bieber, por vetëm njëra prej tyre ja doli: Hailey Baldwin. Kur ajo ishte 12 vjeç, i ati e dërgoi të takonte Justin Bieber bashkë me fansat e tjerë. Pas shumë vitesh, ndodhi që ai u dashurua me modelen, për t’u fejuar me të në 2018. Një vit më vonë çifti u kurorëzua në martesë në Karolinën e Jugut.
Historia e tyre daton shumë më herët se 2016, kur dolën publikisht si çift. Duhet se Harry ka qenë prej kohësh admirues i fshehtë i Meghan, ose thënë më saktë i Rachel Zane, rolit të saj në serialin “Suits”. Pra princi ka menduar për të 2 vite para se ta takonte për herë të parë.
Mila Kunis dhe Ashton Kutcher janë prindër të dy fëmijëve. Të martuar që prej 2015, dyshja dikur ishin thjesht kolegë në filmat që luanin bashkë. Mila tregon se ka qenë ajo e para e cila ka ndjerë një tërheqje të menjëhershme teksa xhironin bashkë dhe se ishte më shumë se nervoze sa herë që kishte skena puthjesh me të.
5.Princ William dhe Kate Middleton
Ata ishin të dy studentë në të njëjtin universitet dhe Kate që atëherë mendonte në fshehtësi se “nuk kishte asnjë të dytë si princi Ëilliam”. Ashtu rezultoi për të në fakt. Dyshja e bënë publike lidhjen në 2004 dhe u martuan në 2010. Sot janë prindër të tre fëmijëve.