Mbrëmë në rrugën “Stocholm” në Prishtinë janë përfshirë nga zjarri disa lokale.
Rasti është hapur në polici si “zjarrvënie”, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar.
“ZJARRVËNIE/Rr. Stocholm, Prishtinë 11.04.2023 – 20:00. Raportohet se ne rrethana deri më tani të pa njohura janë përfshirë nga zjarri disa lokale. Njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit kanë dalur në vendin e ngjarjes. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.