×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Disa kombinime ushqimesh që luftojnë inflamacionin në mënyrën më të mirë

    FrontOnline
    21 Prill 2022

    Vaji ulliri i shoqëruar me jeshillëqe

    Studimet kanë treguar se kombinimi i perimeve me ynydra të shëndetshme rrit absorbimin e antioksiduesve si lutein dhe beta-karoten. Lutein, një antioksidues që gjendet tek jeshillëqet, njihet për uljen e inflamacionit në sy, duke parandaluar kështu çrregullimet neurodegjenerative, si degjenerimi makular i lidhur me moshën. Beta-karoten, një tjetër antioksidues, ndihmon gjithashtu në uljen e inflamacionit. Spërkatni pak vaj ulliri kur të konsumoni sallatën e radhës.

    Spinaq dhe boronica

    Përgatisni një smoothie me spinaq dhe boronica dhe konsumojeni para ose pas stërvitjes. Gjatë një studimi, atletët që konsumuan boronica çdo ditë për 6 javë ulën inflamacionin e pas-stërvitjes, ndërsa një tjetër studim tregon se spinaqi mund të përmirësojë frymëmarrjen dhe furnizimin me oksigjen gjatë stërvitjes. Nitrati, i cili gjendet tek spinaqi, ndihmon në funksionimin më mirë të muskujve gjatë stërvitjes, ndërsa boronicat parandalojnë dhimbjen e muskujve pas stërvitjes.

    Mjedër dhe rrush

    Mjedra dhe rrushi janë ndër frutat më të pasura në antioksidues, dhe shkenca ka treguar se kur flitet për antioksiduesit, dy janë më mirë se një. Mjedrat përmbajnë acid elagjik, që përmirëson aftësitë e kuercetinës, që gjendet te rrushi. Studimet kanë treguar se përveçse luftojnë inflamacionin, këto fruta së bashku mund të ulin edhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, osteoporozën dhe kancerin e mushkërisë.

    Spinaq dhe boronica

    Përgatisni një lëng me spinaq dhe boronica dhe konsumojeni para ose pas stërvitjes. Gjatë një studimi, atletët që konsumuan boronica çdo ditë për 6 javë ulën inflamacionin e pas-stërvitjes, ndërsa një tjetër studim tregon se spinaqi mund të përmirësojë frymëmarrjen dhe furnizimin me oksigjen gjatë stërvitjes. Nitrati, i cili gjendet tek spinaqi, ndihmon në funksionimin më mirë të muskujve gjatë stërvitjes, ndërsa boronicat parandalojnë dhimbjen e muskujve pas stërvitjes.

    Patate të ëmbla me spec të kuq djegës

    Spërkatja me pak piper të kuq djegës të produkteve në ngjyrë portokalli të pasura në beta-karotenë, si patatet e ëmbla apo kungulli, rrit absorbimin e vitaminës A. Kjo vitaminë është e mirë për të parandaluar probleme të lëkurës, si aknet, apo displazinë brokopulmonare, të nxitura nga inflamacioni./FrontOnline/

     

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Maj 2024
    Për një gjumë të rehatshëm janë disa ushqime që ju duhet t’i konusmoni rreth 50 minuta, para se të flini. Pothuajse ky...
    Lifestyle10 Maj 2024
    Shpesh, mesazhet që dërgohen me telefon janë më të vështira për t’u deshifruar. Në dallim nga fjala që shprehet apo ndërveprimet personale,...
    Lifestyle09 Maj 2024
    Ushqimi që u jepni fëmijëve ndikon në zhvillimin e tyre, por edhe në zhvillimin e strukturave dhe lidhjeve në trurin e tyre....
    Të tjera
    Vip11 Maj 2024
    Gjatë ditëve të fundit në shtëpi ka pasur shumë debate të ashpra, mes Eglës dhe Julit e Meritonit. Pas një videoklipi që...
    Sport11 Maj 2024
    Gjyqtari polak Szymon Marciniak ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut në kuadër të ndeshjes së...
    Lajme11 Maj 2024
    Mbi 40 shkolla dhe 300 nxënës të kryeqytetit kanë marrë pjesë sot në garat e diturisë, të cilat organizohen çdo vit. Me...
    Vip11 Maj 2024
    Gjatë këtyre ditëve në Paris, Francë është mbajtur Festivali “ Etolies De Paris” ku kanë marrë pjesë një grup i nxënësve nga...
    Lajme11 Maj 2024
    Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes 2024” në Gjakovë dhe në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Ali Hasi, janë përkujtuar...
    Vip11 Maj 2024
    Mbrëmjen e sotme (e shtunë) është hapur sipari për natën finale të Eurovision 2024, e cila po mbahet në Malmo Arena në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.