Lela Seferi ka dalë tashmë pak javë më parë nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo ka qenë e ftuar në Klan Kosova, ku ka folur për gjithë periudhën brenda si dhe për atë që është tani.
“Nuk e kam pritur një dashuri kaq të madhe prej publikut. Edhe kur kam dalë kam qenë pak e habitur. Jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo.
Tutje theksoi: “Jam si person i qetë. Njëjtë është edhe Leo. Edhe pse tani që kam dalë, ka ndryshuar shumë. Jemi dy persona më të qetë. Nuk e kemi kuptuar që aq shumë janë duke na dashur jashtë”.
Këto ditë ka nisur edhe një peticion për ta rikthyer Lelën në shtëpinë më të famshme në vend, por që nuk dihet akoma nëse do të ndodhë.
Ish-banorja u shpreh se është e gatshme nëse ndodh një gjë e tillë nga Vëllai i Madh. /Telegrafi/