×
  • Lajme
  • Lajme

    Disa deputetë të pakicave joserbe nuk u premtuan votë, Konjufca thotë se kanë kërkesa pompoze

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të vendoset në pozicion të papërshtatshëm nga kërkesat e komuniteteve jo shumicë.

    Konjufca ka thënë se duhet bërë dallimi mes kërkesave, nevojave edhe kushtëzimeve dhe se ‘Kosova nuk i pranon kushtëzimet’.

    Sipas tij të gjitha ato kërkesa të cilat në vlerësimin e tyre dalin përtej suazave të arsyeshme të asaj që është konteksti ligjor dhe kushtetues do të jenë të papranueshme.

    “Mendoj që komunitetet jo shumicë do të jenë pjesë e qeverisjes. Disa prej tyre kanë pasur kërkesa të ndryshme, por unë mendoj që duhet të bëjmë dallimin mes kërkesave, nevojave edhe kushtëzimeve. Kosova nuk i pranon kushtëzimet.

    Të gjitha ato që shprehen si kërkesa nga ana e përfaqësuesve të ndryshëm të komuniteteve të cilat në vlerësimin tonë dalin përtej suazave të arsyeshme të asaj që është konteksti ligjor dhe kushtetues për neve do të jenë të pamundshme, për të mos thënë të papranueshme.

    Prandaj ajo ku synojmë është që duke i respektuar interesat dhe të drejtat e tyre që i kanë por gjithmonë me një përpjekje për të ofruar edhe një program që i avancon arritjet e tyre ne do të ulemi dhe të bisedojmë me ta, por jo mbi bazën e ndonjë principi i cili për përfitime të momentit apo me kërkesa pompoze të vendoset qeveria në një pozicion të papërshtatshëm siç po i shoh ndonjë kërkesë prej këtyre përfaqësuesve të komuniteteve”, ka thënë ai në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ekspolodimi i mjetit të pashpërthyer në fshatin Stagovë të Kaçanikut, që dyshohet se është i Luftës...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shprehur i bindur se brenda dhjetë ditësh do të ketë zhbllokim të situatës së krijuar...
    Lajme29 Prill 2025
    Dy muaj pas zgjedhjeve, Kosova ende nuk arriti as përfundimin e konstituimit të Kuvendit. Me mungesë votash, partia me më së shumti...
    Të tjera
    Lajme29 Prill 2025
    Ish-deputeti Gani Geci ka thënë se deputeti i Vetëvendosjes dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka kontaktuar një ditë para seancës...
    Lajme29 Prill 2025
    Opinonsitja Aida Dërguti në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, tha se i duket e pakuptimtë insistimi nga ana e VV në Albulena Haxhiun....
    Lajme29 Prill 2025
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë për vonesën e formimit të institucioneve të dala nga...
    Lajme29 Prill 2025
    Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike KRM “Pastrimi”. ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj veprimeve të Komunës së Prishtinës, të cilat,...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    “Bashkëpunoni me ne për reformat, në mënyrë që anëtarësimi juaj në Bashkimin Evropian të bëhet i mundur”, u shpreh në Beograd komisionerja...
    Vip29 Prill 2025
    Artistët që do të marrin pjesë në ‘Eurovision 2025’, do të lejohen të sjellin vetëm flamurin zyrtar të shtetit të tyre në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.