×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Disa arsyeje pse mund të ketë vonesa ciklit menstrual në ditë të nxehta vere

    FrontOnline
    24 Korrik 2024

    Dhimbje të forta barku dhe shpine, stres, shtim i papritur oreksi, nervozizëm dhe luhatje të forta humori, me siguri asnjëra prej shenjave të mësipërme nuk është e panjohur për vajzat e gratë pasi lajmërojnë ardhjen e ciklit menstrual.

    Ky i fundit është një funksion shumë i rëndësishëm i organizmit femëror dhe mbart informacione shumë të rënëdishme për shëndetin. Vonesa e tij mund të sjellë dy reagime që i kundërvihen njëra-tjetrës: gëzim, por edhe ankth pasi gjëja e parë që ju shkon ndërmend është ndonjë shtatzëni e mundshme. Ky është një fakt që duhet çmitizuar pasi vonesa dhe parregullsia e ciklit menstrual nuk lidhet gjithmonë me shtatzëninë, por vjen si rrjedhojë e gjendjeve të mëposhthme:

    Stresi: Siç e thamë edhe më lart një ndër shenjat që paralajmërojnë ardhjen e ciklit është stresi, por ai mund të jetë po ashtu shkak për vonesën e tij. Ndryshimet në stilin e jetesës dhe përjetimi i ngjarjeve të vështira emocionale rrisin nivelin e kortizolit në trup, ky i fundit ndikon në sekretimin e estrogjenit dhe progresteronit.

    Ndryshimi i niveleve të këtyre dy hormoneve sjell vonesën e menstruacioneve.

    Ndryshimet drastike të peshës: Humbja e kilogramëve në mënyrë të shpejtë shoqërohet me ndryshime hormonale, të cilat ndikojnë në vonesën e ciklit ose fluksin dhe kohëzgjatjen e tij.

    Çrregullimet e të ushqyerit: Çrregullimet e të ushqyerit si bulimia ose anoreksia ndikojnë në vonesën e ciklit, pasi këto gjendje të rënda shëndetësore sjellin çrregullime të dy hormoneve kryesore që kontrollojnë periodat: estrogjeni dhe progresteroni.

    Mosha: Ekzistojnë dy periudha në jetën e femrave që karakterizohet me menstruacione jo të rregullta: 1. Puberteti dhe 2. Perimenopauza dhe menopauza. Këto dy faza karakteriozhen nga cikël menstrual i paparashikuar shoqërohet me vonesë disa ditore deri në disa mujore dhe thatësi vaginale.

    Gjendje të caktuara shëndetësore: Problematikat e mëposhtme shëndetësore, si sindromi i vezoreve policistike, endometrioza dhe problemet me gjëndrën tiroide shkaktojnë vonesë të menstruacioneve ose ndryshime në kohëzgjatjen e tyre.

    Nga Rubrika
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Lifestyle21 Nëntor 2024
    Komunikimi është thelbësor për një lidhje të shëndetshme, por shpesh mënyra se si flasim bëhet problem, jo mungesa e fjalëve. Shprehja famëkeqe...
    Lifestyle20 Nëntor 2024
    Shumë baktere mund të grumbullohen në dhëmbë nëse higjiena orale nuk është adekuate A ka një kohë të mirë dhe një kohë...
    Të tjera
    Lajme24 Nëntor 2024
    Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për FrontOnline, konsideron se zyrtarët që janë dënuar dhe kanë aktakuzë për korrupsion, nuk ishte dashur të...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një ngjarje të organizuar në Gjilan për përmbylljen e projektit “Maths4talents”, një iniciativë që...
    Kronika24 Nëntor 2024
    Një burrë është arrestuar të premten në Mitrovicë. Ai dyshohet se ka kryer vepren penale të dhunimit. I njëjti me vendim të...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, po e cilëson antikushtetues, buxhetin e miratuar për vitin e ardhshëm. Siç thotë ajo,...
    Kronika24 Nëntor 2024
    Dje është arrestuar edhe një i dyshuar për plagosjen që ndodhi të enjten në Vranjec. Ai është dërguar në mbajtje. “VRASJE E...
    Lajme24 Nëntor 2024
    9 shkurti 2025 është caktuar të jetë si datë e zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës. Tashmë partitë politike kanë filluar me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.