Ines Demiri, diplomatja e njohur kosovare me orgjinë hebreje, është emëruar si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael.
Lajmin e bëri të ditur vetë Demiri në rrjetin social Facebook.
“E nderuar që jam emëruar si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael! Pres me padurim këtë sfidë të madhe që nënkupton edhe pasionin tim të madh për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izarelit“, shkruan Ines Demiri e cila është vajza e Votim Demirit, kryetarit të Bashkësisë Hebreje të Kosovës.