×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomati shqiptar: Banjska zgjoi Perëndimin për planet e Rusisë, drejtori i CIA-s frenoi entuziazmin e Vuçiq

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Drejtuesit e shtetit të Kosovës, por edhe ambasadorë të huaj, përfshirë atë amerikan dhe gjerman, përkujtuan 1-vjetorin e sulmit terrorist kundër Policisë së Kosovës në Banjskë. 24 shtatorin e shkuar nga një grup i serbëve të armatosur mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

    Arben Çejku, diplomat, ish-ambasador, u shpreh se Banjska zgjoi strukturat amerikane dhe europiane për rrezikun e shtrirjes së konfliktit rus në Ballkan. “Po ashtu, kjo shërbeu edhe si një inkurajim për shtetin e Kosovës  për t’u shtrirë drejt veriut. Sa e vërtetë kjo ka qenë, mbetet një temë diskutimi”, tha Çejku në A2.

    Më tej, ish-ambasadori u shpreh se duhej ardhja e drejtorit të CIA-s për t’i dhënë fre gjithë atij entuziazmi panserb kundër Kosovës.

    “Më mirë do të ishte që Kosova të kishte thënë, “ne nuk ulemi për dialog pa dorëzuar Radoiçiç”. Nuk u përfitua diplomatikisht, a nga mungesa e eksperiencës, a për ta ruajtur këtë ngjarje për fushatë, kjo është një çështje që ha diskutim. Në tërësi, Kosova nuk e shfrytëzoi si duhej, madje duke përfituar nga kjo dobësi e Kosovës, Vuçiç ngriti një retorikë të viktimizimit të serbëve në Kosovë, derisa shkoi te kuvendi panserb. Duhej ardhja e drejtorit të CIA-s për t’i dhënë fre gjithë këtij entuziazmi panserb kundër Kosovës. Rreziku mbetet atje, edhe për shkak të gjatësisë së kufirit që është mbi 400 kilometra dhe Kosova nuk mund ta kontrollojë si duhej”.

    Ai kritikoi edhe qasjen e Shqipërisë për rastin e Banjskës. “Kam vërejtje edhe për qasjen e Shqipërisë në këtë drejtim. Ne duhet të jemi atje jo thjesht se ata janë vëllezërit tanë, pse Albin Kurti është ky… nëse kjo ngjarje do të kishte ndodhur edhe në Maqedoni apo Mal të Zi ku cenohet siguria, nuk mund ta anashkalojmë nga kompleksi i vëllazërisë. Përderisa kemi njohur Kosovën si shtet duhet ti adresojmë problemet e sigurisë”, tha Çejku.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u konfirmua roli kryesor i Milan Radojçiqit, ky i fundit vazhdon të...
    Lajme25 Shtator 2024
    Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira, por do të ketë intervale me diell. “[Të mërkurën] do të mbajë mot...
    Lajme24 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha shteti i tij ka politikat dhe interesat e veta dhe nuk është shërbëtor “as i Rusisë...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, sot është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është takuar me presidentin e Republikës së Togos, Faure Gnassingbé, të cilin e kishte takuar edhe para...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter është ndjerë sonte në Shkup dhe rrethinë. Sipas faqes së specializuar botërore për monitorimin...
    Lajme24 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë qëndrmit në New York, ka dekoruar ambasadorin e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB),...
    Lajme24 Shtator 2024
    Një aksident i rëndë mes tri veturave raportohet se ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në rrugën Drenas-Komoran. Deri më tani...
    Lajme24 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me djegien e vilës së deputetit Mefail Bajqinovci.  Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.