×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomatët e BE’së mblidhen të hënën, Kallas i informon për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, të hënën do t’i informojë ministrat e Jashtëm të BE-së, për zhvillimet më të fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Në këtë takim, Kallas dhe ministrat do diskutojnë edhe mbi marrëdhëniet e BE-së me partnerët e Ballkanit Perëndimor, e ku në fokus do të jenë mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përballë sfidave politike, si dhe për të nxitur stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

    Përveç kësaj, ashtu edhe siç bëhet e ditur në njoftim, ministrave, Kallas do tu flasë edhe për vizitën e saj të fundit në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë.

    Në njoftim shtohet se diskutimi që do të pasojë pritet të fokusohet në aspekte të ndryshme të marrëdhënieve, veçanërisht stabilitetin dhe sigurinë rajonale, zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, si dhe bashkëpunimin me aktorët kyç në rajon.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Masakrën në Poklek e Çikatovë. Në mesin e viktimave ishte edhe një foshnjë gjashtëmuajshe....
    Lajme17 Prill 2025
    Analisti, Shenoll Muharremi ka bërë me dije se Kosovës i duhet një qeveria stabile. Ai ka vlerësuar se Kosova po kalon nëpër...
    Lajme17 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, mbrëmë në Klan Kosova ka shprehur qëndrimet e njëjta të partisë lidhur me zhvillimet e fundit për...
    Të tjera
    Kronika17 Prill 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkuren në Obiliq. Atje një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij....
    Kronika17 Prill 2025
    Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani Elezit, H. Mici,  ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në qytetin...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të testojë aftësinë e saj si një urë lidhëse midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara kur të...
    Lajme17 Prill 2025
    Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar për “Front Online” se deklarimi i djeshëm i kryeministrit Albin Kurti...
    Kronika17 Prill 2025
    Një person është arrestuar mbrëmë në Podujevë nën dyshimin për organizimin e skemave piramidale. Bëhet e ditur se pjesë e aksionit policor...
    Lajme17 Prill 2025
    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, për “Front Online” ka folur mbi veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës pas dorëheqjes së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.