×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomacia kosovare, Opozita: Ambasadorët po emërohen me përfaqësim partiak

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Shërbimi i jashtëm i Kosovës po konsiderohet nga opozita që është politizuar. Sipas tyre, në krye të ambasadave janë vendosur njerëz të partisë në pushtet, duke mos qenë të aftë të përmbushin misionin për të cilin marrin përgjegjësinë mbi supe. Ligji për Shërbimin e Jashtëm duhet të respektoj kuotën, e cila përfshinë 50/50 për emërimin e ambasadorëve të karrierës dhe ambasadorëve politik. Mirëpo, opozita thotë se nuk kanë raporte për të parë nëse kjo përqindje është respektuar. Ndonëse Kosova ka ambasadorë në shumicën e vendeve, opozita dhe profesorë universitar po kërkojnë që të ketë në sa më shumë vende që të përfaqësohet diplomacia kosovare. Po ashtu, ambasadorët të mos jenë të ngarkuar me punë. Kosova ka ambasadorë të ngarkuar me punë, në vende si Senegal, Tajlandë, Izrael etj.

    Haliti i PDK-së: Diplomacia duhet të jetë e politizuar, por jo e partizuar

    Xhavit Haliti nga PDK-ja thotë se ambasadorët nuk e mbulojnë diplomacinë por është ndërmjetësues mes dy shteteve dhe përfaqëson politikat të tij. “Ambasadorët nuk e mbulojnë diplomacinë, diplomacia është nga politikat e shtetit që krijon me vendet tjera. Të dërguarit special, janë krejt tjerë që shkojnë me realizuar një projekt. Ambasadori është ndërmjetësues në ndërmjet të dy shteteve dhe përfaqëson politikat të tij”, tha ai. Haliti thotë për “Front Online” se të gjithë ambasadorët që kanë shkuar në shërbim, janë emëruar në linjë partiake. “Diplomacia duhet të jetë e politizuar, por nuk duhet të jetë e partizuar, nëse partizohet është një problem në vete. Të gjithë ambasadorët që kanë shkuar në shërbim, janë emëruar në linjë partiake”, tha tutje ai. Deputeti i PDK-së thotë se ambasadorëve nuk iu përgjigjen në kërkesat e tyre, as ministria, as drejtoria me çështje që kanë të bëjnë, prandaj sipas tij edhe bëjnë në gabime të ndryshme. “Për ambasadorin është e rëndësishme përfaqësimi i Kosovës. Problemi është të paktën në bazë të informatave që kam, ambasadorëve nuk iu përgjigjen në kërkesat e tyre, as ministria, as drejtoria me çështje që kanë të bëjnë, prandaj edhe bëjnë në gabime të ndryshme”, tha ai. Haliti thotë se ka informacione që një ambasador kosovar ka komunikuar me një ambasador të Serbisë dhe kjo nuk do duhej të ndodhte pa marr leje nga autoritetet dhe nga shteti. “Ka ndodhë e kam takuar një X ambasador dhe më ka thënë se ishim në një takim dhe ishte aty edhe ambasadori i Serbisë dhe biseduam sepse ata mendonin se ne nuk do të bisedonim me ambasadorin e Serbisë, dhe në veprimet e tilla në kushte të tilla, ai nuk do të duhej në asnjë rast të bisedonte me ambasadorin e Serbisë, pa marrë leje nga autoritetet dhe nga shteti i tij, me qëllim që të ngarkohet edhe me atë se duhet flas me një ambasador që përballemi çdo ditë”, tha Haliti.

    Kadrijaj: Në qeverinë Kurti ambasadorët janë përfaqësues të partive politike, s’kanë lidhje me diplomaci

    Time Kadrijaj nga AAK thotë për “Front Online” se emërimi i ambasadorëve në qeveritë e kaluara nuk janë bërë pa përgatitje profesionale ndërsa, sipas saj, në qeverinë “Kurti” po zgjedhën veç pse janë përfaqësues të partive politike. Ajo thotë se ambasadorët në qeverinë aktuale po zgjedhën nga fusha e biznesit që s’kanë lidhje me diplomaci. “Asnjë qeveri nuk i ka zgjedhë, edhe ambasadoret politik, jo që nuk kanë pasur përgatitje profesionale dhe që nuk kanë pasur njohuri në aspektin e diplomacisë ndërsa tash veç pse janë përfaqësues të partive politike, po zgjedhën nga fusha e biznesit që s’kanë lidhje me diplomaci dhe ndoshta Kosova për këtë arsye edhe po qëndron kësisoj qëndron në këtë pikë në diplomaci”, tha ajo. Kadrijaj thotë se ka ndodhë krejt e kundërta me atë çfarë ka premtuar kjo qeveri.

    “Qeveria Kurti kur kanë ardhur në pushtet kanë thënë që do t’i zgjedhin ambasadorët profesional dhe jo politik a në fakt ka ndodhë krejt e kundërta”. Kadrijaj thotë se në vendet pa përfaqësim diplomatik e dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe përfiton në këso situata Serbia, me lobim për mos anëtarësim, mos njohje të Kosovës. “Me ardhjen në pushtet të ministres së punëve të jashtme, në të njëjtën kohë janë pezulluar dhe iu kanë shkaktuar prej detyrës ambasadorë diku 15-16 ambasadorë dhe duke mos qenë urgjencë këta janë zëvendësuar pas 6 muajve. Pra, vendet kredibile kanë mbetur pa përfaqësim diplomatik dhe kjo e dëmton imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Serbia i shfrytëzon këto momentume për lobim për mos anëtarësim në organizata ndërkombëtare, për çnjohje por edhe lobimi që të mos njihet pavarësia e Kosovës. Kjo e shkakton atë defektin e përfaqësimit dhe defektin e lobimit dhe avokimit të ambasadorëve. Nëse e shohim përformancën e MPJ-së atëherë shihet një performancë tejet të dobët”, tha Kadrijaj.

    Profesori Gashi: Misionet diplomatike të jenë më funksionale dhe ambasadorët mos të mbahen të ngarkuar me punë

    Profesori universitar Ibrahim Gashi thotë për “Front Online” se Kosova ka numër të konsiderueshëm të misioneve diplomatike por që duhet të fokusohet që këto misione diplomatike të jenë më funksionale, të punojnë me kapacitet të plota dhe mos të mbahen të ngarkuar me punë por të kemi ambasadorë në secilin shtet. “Kosova si shtet ka numër të konsiderueshëm të misioneve diplomatike. Konsideroj që pjesa që duhet të fokusohet është që këto misione diplomatike të jenë më funksionale, të punojnë me kapacitet të plotë dhe mos të mbahen të ngarkuar me punë por të kemi ambasadorë në secilin shtet. Të punësohen departamentet që kanë të bëjnë me diplomacinë publike, që nënkupton të kemi gjithmonë atashe ekonomik, kulturor etj, në mënyrë që të përfitojmë maksimumin ta afirmuar shtetin e Kosovës në ato vende”, tha ai.

    Profesori Gashi thotë se partizimi i ambasadoreve nuk do duhej të ndodhë. Ai tha se duhet të respektohet Ligji për Shërbimin e Jashtëm për ndarjen e ambasadoreve në ata politik dhe të karrierës.

    “Partizimi i ambasasadorëve nuk do duhej të ndodhë. Nuk kam informacione të sakta se sa është I përhapur ky fenomen. Në çdo vend të botës është i ndarë me Ligjin për Shërbimin e jashtëm, është i ndarë përqindja e ambasadorë politik dhe të karrierës edhe me ligjin tonë është i rregulluar ky raport dhe uroj që të respektohet Ligji”, tha Gashi.

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme02 Korrik 2024
    Ambasada amerikane në Kosovë sonte ka organizuar pritje për nder të 248-vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin...
    Lajme02 Korrik 2024
    Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka larguar anëtaren e Panelit për Lirim me Kusht, Argjira Asllani, e cila ishte pjesë e...
    Lajme02 Korrik 2024
    Petar Petkoviq, kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën është deklaruar pas takimit që ka pasur me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Një numër në rritje i liderëve demokratë po thonë se duan që presidenti amerikan Joe Biden të tërhiqet nga gara, “për të...
    Lajme02 Korrik 2024
    Gazetari, Lavdim Hamidi gjatë debatit në Context të ATV-së , me deputetin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur për...
    Lajme02 Korrik 2024
    Pala serbe ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazë, themelimin e Asociacionit të komunave me...
    Sport02 Korrik 2024
    Kombëtarja e Francës ka marrë një goditje të rëndë pasi mesfushori Adrien Rabiot nuk do të jetë në dispozicionin e tyre për...
    Lajme02 Korrik 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete para rreth gjysmë ore në një motel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari...
    Sport02 Korrik 2024
    Goli i mbrojtësit turk Merih Demiral është i dyti më i shpejtë në histori të Evropianëve. Rekordin për golin më të shpejtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.