Ish-kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve Joe DioGuardi është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiq për të treguar se është fqinj i mirë, duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës. Dhe se Kosova nuk duhet të bëjë kompromise.
“Vuqiq tani duhet të tregoj që është fqinj i mirë dhe ta njoh Kosovën, dhe nuk janë shqiptarët ata që duhet të bëjnë kompromise, ata kanë bërë kompromise”, tha ai.
DioGordio më tutje u shpreh se Serbia duhet ta heq nga kushtetuta e saj Kosovën.
“Ata duhet at njohin Kosovën shtet dhe të heqin Kosovën nga Kushtetuta e tyre”, u shpreh ai.