×
  • Lajme
  • Lajme

    Dimri po vjen, në këtë ditë fillojnë reshjet e borës në Kosovë

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Tanimë jemi futur në stinën e dimrit, ndërsa Prishtina Weather ka paralajmëruar edhe reshjet e para të borës.

    Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:

    Dy ditëve të ardhshme mot më i butë.  Nga e premtja priten reshje shiu, e të shtunën edhe reshje bore.  Në fundjavë më ftohtë.

    23.12.2020 – Rryma të ngrohta ajrore që po depërtojnë mbi rajon, kushtëzojnë një mot të butë në dy ditë e ardhshme.  Të enjten orëve të mëngjesit nëpër ultësira mbeten mundësi për mjegull.

    Formimi i një cikloni në Italinë veriore në ditët e ardhshme sjell shtim të vranësirave, që nga pasditja dhe mbrëmja e së premtes do të shoqërohen edhe me reshje shiu. Gjatë ditës së shtunë me rënie edhe të temperaturave, shiu shndërrohet në borë, që vazhdon edhe gjatë natës.  E ditën e diel, vende-vende reshjet e borës përzien edhe me shi, e deri në mbrëmje reshjet pushojnë.  Javën e ardhshme në fillim mot  më i butë, me vranësira të ndryshueshme dhe erë, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.

    Ndryshimi i situatës meteorologjike në ditët në vijim, ku parashihet të ketë qarkullim më të mjaftueshëm ajror, ndotësit ajror do të shpërndahen, e indeksi i cilësisë së ajrit nga vlera të dobëta gradualisht zbret në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e në fundjavë vende-vende edhe të mira.

    24.12 – Mot i butë, me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Në ultësira në mëngjes mjegull/mjegullinë, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.

    25.12 – Kryesisht me vranësira dhe butë.  Më vonë pasdite dhe në mbrëmje priten të reshura shiu, të cilat vende-vende vazhdojnë edhe gjatë natës.

    26.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi.  Ditën reshjet e shiut shndërrohen në reshje bore, të cilat vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes.

    27.12 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore në mëngjes, e gjatë ditës mund të përzien edhe me shi.

    28.12 – Pjesërisht vranët dhe me më shumë intervale me diell gjatë ditës.  Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull ose mjegullinë.

    Temperaturat e ajrit në rritje në dy ditët e ardhshme, e në fundjavë pësojnë rënie.  Minimalet në rritje deri në 4C, e në fundjavë zbresin në -2C, e temperaturat maksimale rriten edhe deri në 12C, në fundjavë zbresin deri në 2C.

    Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 2-6m/s, e në fundjavë nga verilindja 2-6m/s.

    Shtypja atmosferike në rënie graduale edhe në vlera normale.

     

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve  ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave, mesin...
    Lajme19 Maj 2025
    E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati e ka vizituar veriun e vendit...
    Lajme19 Maj 2025
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka reaguar pas gjendjes së krijuar së fundi me mbeturinat në kryeqytet.       Në...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Behgjet Pacolli, Kryetari i Aleancës Kosova e Re, ka reaguar ndaj bllokadës në Kuvend të Kosovës, për të cilën ka fajësuar Lëvizjen...
    Lajme19 Maj 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se mediat në Serbi “po thonë” që Kosova në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë është...
    Lajme19 Maj 2025
    Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Por mesatarja gjermane është gjithashtu e lartë në krahasimin global....
    Lajme19 Maj 2025
    Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, ku kishin mbetur të vdekur...
    Lajme19 Maj 2025
    Burime nga vendi i ngjarjes konfirmojnë për Sinjalin se njësia e emergjencës, pas mbërritjes në lokacion, ka konstatuar se foshnja e sapolindur,...
    Lajme19 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së i është drejtuar me një letër Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.