Fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duket se nuk u ka pëlqyer deputetëve të pushtetit.
Nacionale ka kapur një moment interesant nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.
Pas fjalimit të Ramës, deputeti Basha, përgatiti një status në rrjete sociale.
Aty aludonte se fjalimin e Edi Ramës e ka shkruar Baton Haxhiu.
“Fjalimi: Edi Rama. Tekstshkrues: Baton Haxhiu”,shkruante Basha në këtë postim të kapur nga kamera e Nacionales.
Megjithatë, Basha ende nuk e ka publikuar postimin në rrjete sociale.
Mbetet të shihet nëse do ta publikojë, apo është penduar.