Deputeti i zgjedhur i VV’së, Dimal Basha ka reaguar pas vdekjes së gastronomit kosovar Agron Uka.
Basha ka shkruar një mesazh prekës për humbjen e shokut të tij.
“Shoq, fort bre na ke mërzit. Shumë bre herët shoq! Po vimë me t’marr t’vdekun shok, por me energjinë që e ke pas, ke lanë kujtime te secili që kemi me t’kujtu përjetë për gjallërinë e shyhretin që e ke pas. Shumë e padrejtë, shumë e randë, edhe ka me na mungu shumë prezenca jote jaran”, ka shkruar ai.