Në Twitter, Basha e ka akuzuar Grenellin se është përzier në shumë procese, teksa tani po e sulmon një lider që ka arritur një fitore historike, shkruan lajmi.net.
Madje i është përgjigjur duke i thënë se populli amerikan ia ka treguar atij vendin, duke iu referuar humbjes së republikanëve në zgjedhje.
“Ju ende keni guxim të komentoni në gjithçka pasi që jeni përfshirë gjithku? Dhe ndaj kujt? Ndaj një lideri që ka shënuar një fitore historike. Ti nuk ke turp zotëri. Jam i gëzuar që populli amerikan ua tregoi vendin”, i ka reaguar Basha, Grenellit.