×
  • Lajme
  • Lajme

    Dilemat ligjore rreth ushtruesve të detyrës: Deputetja e VV-së thotë se ka mungesë të qartësisë ligjore

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-anëtare e Komisionit për Shëndetësi, Labinote Demi-Murtezi, për Front Online ka komentuar çështjen e ushtruesve të detyrës në pozita të larta publike, duke ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e mbajtjes së më shumë se dy mandateve si U.D. Drejtori në institucione publike.

    Ajo pranoi se çështja nuk është trajtuar me thellësi ligjore nga Ministria e Shëndetësisë apo nga komisionet përkatëse.

    “Nuk jam kompetente për këtë çështje, a pse ka raste ka,” tha Demi-Murtezi, duke shtuar se ndonëse ka pasur diskutime, nuk është marrë një qëndrim i qartë për këtë.

    Sipas saj, problematika nuk ndërlidhet drejtpërdrejt me ligjet e sektorit shëndetësor.

    “Kjo ka të bëjë me ligjet që kanë të bëjnë me administratën dhe jo shëndetësinë,” u shpreh ajo

    Duke u ndalur tek përvoja praktike në administratë, ajo përmendi raste të kaluara.
    “Nga praktika e dimë se një zyrtar, i ka kaluar tre-katër, pesë apo gjashtë ministra duke qenë U.D.” shtoi ajo për Front Online.

    Demi-Murtezi pranoi gjithashtu se ekzistojnë interpretime të ndryshme të legjislacionit aktual.

    “Ka narrative të ndryshme, ka narrative të ndryshme. Këto leximet mes rreshtave në ligj, ka pasur raste në praktikë. Nuk është kjo çështje që nuk e kemi diskutuar, por nuk është çështje që është marr Ministria e Shëndetësisë. Ne flasim vetëm për ligjet që flasim vetë,” tha ajo

    Drejtori i kundërligjshëm i QKUK-së negocioi e nënshkroi kontratën milionëshe

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, ku dështoi përpjekja e 23’të për konstituim....
    Lajme29 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media. Konferenca do të mbahet në orën 10:00, në selinë e kësaj...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, i...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Gazetari nga Lugina, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë në Prishtinë, pasi javë më parë kërkoi eleminimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për protestën e bizneseve kundër mos-shtyrjes së vendimit për daljen në treg...
    Lajme29 Maj 2025
    Në shënim të Ditës së Pavarësisë së Italisë, Ambasada e Italisë në Prishtinë organizoi pritje për krerë shtetërorë, institucionalë, të partive politike...
    Kronika29 Maj 2025
    Dyshohet se një vajzë ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Fushë Kosovës. Vajza është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike...
    Lajme29 Maj 2025
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë në detyrë e cila po vazhdon të qëndrojë në objektet qeverisëse. Ai ka thënë...
    Lajme29 Maj 2025
    Një rast i rëndë i kanosjes ndaj një zyrtare të lartë të shtetit ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.