×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dikush mund të prodhojë drogë ose kriptovaluta” – Deliu-Kodra i reagon Rizvanollit: Për dështimet e veta fajësojnë qytetarët

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me shpenzimet e energjisë elektrike nga qytetarët.

    Rizvanolli u shpreh se Qeveria ka propozuar që rritja e çmimit të energjisë të jetë më ‘e butë’, por gjithashtu kishte komentuar se është e vështirë të shpjegohet pse disa familje harxhojnë shumë energji, sidomos gjatë verës, duke aluduar se kjo mund të ketë lidhje me aktivitete ilegale, si prodhimi i kriptovalutave apo drogës.

    Për këtë, ka reaguar Blerta Deliu duke e quajtur këtë një sulm ndaj qytetarëve dhe bizneset.

    “Për dështimet e veta fajësojnë qytetarët! Në kohën kur ka një indinjim të madh me paralajmërimet për shtrenjëtim të rrymës, ministrja në detyrë Artane Rizvanolli paska sulmuar qytetarët dhe bizneset, me aludimin se dikush mund të prodhoje drogë dhe kriptovaluta. Kishin premtuar ulje të çmimit të energjisë elektrike gjatë fushatës së vitit 2019, ndërkohë që sot për dështimet e tyre fajësojnë e akuzojnë qytetarët. Për marre”, shkroi ajo në Facebook.

    Të shtunën, më 5 prill 2025, në Prishtinë do të mbahet një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila pritet të ketë një ndikim të rëndë për qytetarët dhe bizneset.

    Aktivistët dhe qytetarët do të mblidhen në sheshin “Skënderbe”, duke filluar nga ora 15:00, për të shprehur kundërshtimin ndaj rritjes prej 15% të tarifave të energjisë elektrike.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës nga Sudani, duke vlerësuar se kjo njohje e...
    Lajme12 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit për të njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Siç shkruan...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar me një koment ironik lidhur me lajmin për dy njohjet e reja të Kenisë...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.