Beatrix Ramosaj ka folur për gjendjen e saj së fundmi.
Dikush e pyeti këngëtaren nëse ajo është e lumtur, dhe përgjigja e saj s’kishte si të ishte më e mirë se kjo që do mund ta lexoni.
Artistja fillimisht tha se është e shëndetshme dhe e lumtur, bie në dashuri me jetën dhe veten në mënyrën më të bukur të mundshme.
Ajo poashtu tha se është e bekuar nga Zoti, universi dhe vet jeta.
Trixa më tutje është falënderuese për shëndetin dhe sigurinë e familjes dhe më të dashurve të saj.
Ndryshe, ajo ka punuar së fundmi në projekte të reja, një nga të cilët do të lansohet shpejt.