Në fillim të pandemisë, Malisheva ishte njëra ndër vendet më të prekura me COVID-19 në Kosovë. Por më pas, situata shkoi drejt përmirësimit, sot në këtë komunë është konfirmuar vetëm një pacient me koronavirus.
Kjo është bërë e ditur në statistikat zyrtare të publikuara në Insitutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ndërsa, komuna ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive është gjashtë.
Të regjistruar me COVID-19, nga data 14 mars e deri më sot, janë 252 persona, prej tyre 222 janë shëruar, 24 kanë vdekur dhe 6 raste janë aktive.