Chloe Ferry është një nga yjet më të famshëm të shfaqjeve televizive në Britani. Ajo u bë e famshme duke marrë pjesë në shfaqje të ndryshme që nga viti 2015, dhe që nga ajo kohë ajo nuk ka ndaluar me shpërblimin e ndjekësve të saj me foto lakuriqe në Instagram.
Operacionet estetike dhe plastike nuk janë një koncept i huaj për të, kështu që lirisht mund të themi se ajo është transformuar plotësisht ndër vite. Por jo gjithmonë ishte kështu, pasi në të kaluarën jo vetëm që talleshin me dukjen e saj, por edhe me peshë e tepërt.
Por tani ajo vendosi që mbase ka ardhur koha të pushoj së shkuari gjithnjë nën thikën e kirurgut. Edhe pse është vetëm 25 vjeç, ajo ka shpenzuar pothuajse gjysmë milioni euro në operacione deri më tani, dhe duket se tani është përfundimisht e kënaqur me mënyrën se si duket.
“Për herë të parë në shumë vite, më në fund jam e kënaqur me pamjen time. Ndihem sikur po dukem mirë dhe me të vërtetë nuk mendoj se do të bëj më operacione”, tha ajo. Përveç Botoksit dhe tërheqjes së fytyrës, Ferry ngriti dhe zmadhoi vithet, zmadhoi buzët, operoi dy herë hundën dhe tre herë gjinjtë, të cilat vendosi t’i zvogëlojë në fund të vitit të kaluar. Dhe me vetëm 25 vjet, çfarë mund të themi më shumë./FrontOnline/