Nina Agdal u bë e njohur për publikun e gjerë si ish e dashura e akorit të famshëm Leonardo DiCaprio, ndërsa sot ajo është njëra ndpr supermodelet më të njohura dhe më të kërkuara të ditëve të sotme.
Ajo ka bërë editoriale të shumta si Cosmopoliten, Vogue, CR fashion, Sports Illustrated Swimsuit Issue, dhe ka bërë fushata për markat Billabong, Victoria’s Secret, Adore Me, Bebe Stores, Calzedonia.
Gjithashtu, kjo modele daneze ka folur hapur për problemet që ka hasur në industrinë e modës dhe ka treguar për Glamour.com se disa revista të modës vendosën t’i fotoshopojnë fotot e saj dhe se mezi gjente punë pasi nuk bënte pjesë në grupin e vajza të dobëta klasik.
Pothuajse në çdo rast i pëlqen të theksojë se sa mirë ndihet në lëkurë dhe në trup dhe se nuk do ta ndryshonte me asgjë.
Ajo së fundmi është fotografuar në rrugët e Nju Jorkut me xhinse dhe një bluzë të bardhë të prerë dhe mund të konkludojmë se Nina duket vërtet bukur dhe magjepsëse./FrontOnline/