Camila Cabello së fundmi ka befasuar fansat në Instagram me një pamje totalisht të rregullt pas një kohe të gjatë. Ajo i drejtoi flokët dhe kishte një paraqitje mjaft të fortë, por duket sikur ishte vetëm për një rast të veçantë. Çifti muzikor Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë një nga më të ëmblit në botën e të famshmëve.
Ata janë së bashku që nga korriku 2019, dhe megjithëse ishin vetëm miq dhe bashkëpunëtorë për vite me radhë, atë vit ata regjistruan hitin “Senorita” i cili pushtoi top listat muzikore dhe miqësia e tyre u kthye në diçka më shumë. Edhe pse u përpoqën ta fshihnin lidhjen e tyre, ata nuk ia dolën dhe ishte e qartë për fansat se kjo kishte të bënte me dashurinë. Pas pak, ata pranuan gjithçka, dhe që nga ajo kohë ata nuk janë ndarë nga njëri-tjetri. Shpesh mund t’i shohim së bashku në publik, dhe së fundmi është shkruar shumë për pamjen e saj, të cilën ajo e ka lënë pak pas dore.
Gjegjësisht, ajo nuk vishet më si më parë, dhe më së shpeshti mban tuta dhe pjesë të gjera të rrobave. Gjithçka filloi përsëri në kohën e karantinës kur mund t’i shihnim me pizhame ndërsa shëtisnin nëpër lagje, madje edhe tani situata nuk ka ndryshuar shumë.
Paparacët e fotografuan këngëtaren në rrugët e Beverly Hills, e veshur me një kominoshe të gjerë dhe një bluzë të gjelbër blu poshtë. Ajo i lidhi flokët në një bisht të zbërthyer dhe nuk mbante aspak grim në fytyrë. Duket se ajo ka harruar të përdor krehër një kohë të gjatë dhe nga një seks-bombë, ajo tani është shndërruar në një katastrofë./FrontOnline/