Këngëtari Ardit Çuni ka folur së fundmi për Donald Veshaj, me të cilin nuk kishte një raport shumë të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. “Garë e fortë personazhesh për shkak të hipokrizisë.”, tha këngëtari pasi doli nga shtëpia e famshme për aktorin e humorit dhe për Fifin.
Mes të tjerash, ai ka mbështetur publikisht Beatrix Ramosajn për të cilën ka thënë se është përdorur për lojë nga Donaldi. “Doli fjala ime dhe më vjen keq sepse nuk doja të dilte. Beatrix u përdor dhe më vjen keq sepse është shumë e mirë dhe kishte ndjenja të sinqerta.”, tha ai referuar lidhjes me Donaldin.
Ndërkohë, së fundmi, nëpërmjet një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, këngëtari që do të jetë dhe konkurrent në “Dancing With The Stars”, ai është përgjigjur nëse flet me aktorin. “Flet me Donaldin? Se me Borën e dimë se po.”, e pyeti ndjekësi të cilit Arditi iu përgjigj: “Pse kur nuk kam folur”.