Para pak minutash një trafo e energjisë elektrike ka marrë flakë në Prishtinë.
Si pasojë e kësaj, në rrugën e Llapit dhe atë të Haxhi Zekës banorët kanë mbetur pa energji elektrike.
Sipas një lexuesi kjo është hera e tretë që është djegur kjo trafo.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrëfikësit, raporton Indeksonline.