Një veturë është djegur në dalje të autostradës në Prizren.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 08.08.2024, rreth orës 18:45 është raportuar për një incident zjarri, në autostradë në afërsi të daljes Prizren Jug, një veturë ka marr flak. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje dhe zjarri është shuar”, tha ai.