Në fshatin Babimofc të Obiliqit është djegur edhe një billbord “Liria ka emër” që i paraqet si “heronj të luftës dhe paqes” Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin, dy ish-figurat qendrore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dy fotografi të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale, po shfaqin gjendjen para dhe pas shkatërrimit të billbordit, i cili ishte vendosur në një urë mbikaluese në fshatin Babimofc.
Kjo banderolë është vendosur nga orkestruesit e platformës “Liria Ka Emër”. Fushata drejtohet nga figura të larta të Partisë Demokratike të Kosovës dhe njerëz të tjerë, të afërt me këtë subjekt politik
Mëngjesin e së martës, një banderolë tjetër e kampanjës “Liria Ka Emër” është djegur në fshatin Kishnicë të Graçanicës.