Një shtëpi është djegur sot në Prizren.
Zjarri është lokalizuar dhe sipas pronarit vlera e dëmit është 300 mijë euro.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 11.11.2024 rreth orës 16:10 përmes telefonit policia ka marr informat se në Rrugën Janina në Prizren është duke u djegur një shtëpi. Zjarrfiksit, patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njesitin e hetimeve janë në vend ngjarje. Sipas infromatave nga vendngjarja zjarri ka përfshirë një shtëpi dhe dëmi material është shumë i madh. Zjarrëfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke lokalizuar zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme,sipas pronarit rreth 300.000 euro (treqind mijë), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë kqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”, ka thënë Bytyqi.