Kati i dytë i një shtëpie është kapluar nga zjarri, si pasojë katër persona kanë marrë lëndime trupore.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:50 në fshatin Krushë e Madhe, në Klinë.
Tutje bëhet e ditur se personave të lënduar u është ofruar tretman mjekësor.
Rasti vazhdon të hetohet.
“Raportohet se kati i dytë i një shtëpie është kapluar nga zjarri. Njësitë policore dhe zjarrfikësit anë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.