Dy objekte, një minimarket dhe një lokal janë përfshirë nga zjarri sot rreth orës 04:55 “Te pishat”, në Sllatinë.
Sipas shefi të Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi ekipet e zjarrfikësve menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes.
Tutje ai tha se dy objektet ishin përfshirë tërësisht nga zjarri, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
“Sot, në ora 04:55 min, kemi pranuar informatë për zjarr në një lokal ‘Te pishat’ në Sllatinë. Ekipet e zjarr-fikjes menjëherë kanë dalë në vendin e lartë përmendur. Në zjarr ishin të përfshirë një minimarket dhe një lokal dhe zjarri ishte në fazën më të lartë të zhvillimit, pra, tërësisht ishin të përfshirë nga zjarri”, ka thënë ai.
Tutje Gashi theksoi se nga ky zjarr rrezikoheshin edhe objektet tjera në afërsi.