Një fabrikë e mobilieve është kapluar nga zjarri në Prizren.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar togeri i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili tha se për momentin nuk është raportuar për persona të lënduar.
Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit për shuarjen e zjarrit.
“Një fabrikë e mobilieve është përfshirë nga flakët e zjarrit në rrugën e Nashefcit, në dalje të Prizrenit. Mbi 1 mijë m2 i ka mobilieria. Për momentin nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit në shuarjen e zjarrit”, ka thënë Bytyqi./Front Online