Një objekt banesor në Prishtinë është kapluar nga flakët sonte.
Si pasojë disa banorë është dashur të marrin trajtim mjekësor shkaku i problemeve të shkaktuara kryesisht nga tymi.
Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, zjarri është lokalizuar nga ekipet e zjarrfikësve, derisa nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit të tij.
“Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, u shpreh Ahmeti për Front Online.