Policia e Kosovës ka njoftuar se janë përfshirë pesë vetura nga zjarri në Pejë.
Ndërsa, rrethanat e zjarrevënies mbesin ende të panjohura.
Rasti është duke u hetuar.
“Është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri pesë vetura. Në vendin e ngjarjes janë identifikuar tre pronarët, viktima meshkuj kosovar, kurse dy të tjerë ende nuk janë identifikuar. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia.