Një burrë nga Lipjani ka raportuar se dy veturat e tij janë përfshirë nga zjarri.
Ai ka bërë të ditur se si pasojë e zjarrit i janë dëmtuar edhe tre dritare të shtëpisë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy veturat e tij me targa vendore janë përfshirë nga zjarri. Si pasojë e zjarrit i janë dëmtuar edhe tre dritare të shtëpisë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.