×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Dieta 3-­javore e shëndetshme: Humbisni 7kg në 3 javë

    FrontOnline
    13 Korrik 2022

    Dieta me limon ka si parim të saj rënien në peshë nëpërmjet vetive të limonit për shkrirjen e yndyrave. Limoni është i njohur për stimulimin e procesit të tretjes dhe rritjes së metabolizmit të organizmit, eleminimin e indeve dhjamore, stabilizimin e nivelit të yndyrave në gjak si dhe gjithashtu ai është mjaft efikas kundër fryrjeve të barkut. Dieta me limon është një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme për shkak se ajo është mjaft e pasur me proteina, vitamina dhe minerale, kryesisht vitamina C, B, P, bakër, kalcium, kalium, natrium, hekur, etj.Dieta fillon me konsumin e një gote uji me limon çdo mëngjes esëll. Uji me limon ka veti të fuqishme si për shkrirjen e yndyrave, ashtu edhe për largimin e toksinave. Për këtë arsye, çdo darkë mbushet një kanë me ujë dhe i vendosen në të 2 kokrra limon të prera në feta të holla (një mënyrë më e thjeshtë përgatitje është edhe shtrydhja në një kanë me ujë e dy kokrrave limon). Çdo javë që kalon i shtohen edhe 2 kokrra të tjera limoni (duke e çuar në 6 kokrra limon javën e fundit në një kanë me ujë). Rekomandohet pirja e një gote me këtë përbërje 1­2 orë përpara ushqimit. Për efekte më të mëdha në shkrirjen e yndyrave, këshillohet që tretësira të vaket përpara pirjes.

    Dita e Parë
    Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
    Zemra: Një frut sipas dëshirës.
    Dreka: 1 tas i vogël me oriz e shoqëruar me 1 fetë djath të bardhë dhe sallatë me fruta dhe perime mikse me lëng limoni dhe pak vaj ulliri.
    Zemra: Kos me feta molle dhe limoni.
    Darka: Spinaq i zier me lëng limoni, 2 vezë të ziera dhe 1 fetë buke (e zezë ose integrale).
    Dita e Dytë
    Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
    Zemra: Një frut sipas dëshirës.
    Dreka: Peshk me limon e shoqëruar me brokoli të zier dhe të regjur në lëng limoni.
    Zemra: Kos me feta banane dhe limoni.
    Darka: Fileto pule me perime të zgarës me lëng limoni.
    Dita e Tretë
    Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
    Zemra: Një frut sipas dëshirës.
    Dreka: Spageti me djathë, e shoqëruar me sallatë me fruta dhe perime mikse me lëng limoni dhe pak vaj ulliri.
    Zemra: Kos me feta limoni dhe pjeshke.
    Darka: Rizoto me fruta deti e përgatitur me feta limoni.
    Dita e Katërt
    Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
    Zemra: Një frut sipas dëshirës.
    Dreka: Fileto pule, e shoqëruar me sallatë greke me lëng limoni dhe pak vaj ulliri.
    Zemra: Kos me feta limoni dhe kivi.
    Darka: Peshk i shoqëruar me 2 kokrra patate të ziera dhe sallatë me domate dhe limon.
    Dita e Pestë
    Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
    Zemra: Një frut sipas dëshirës.
    Dreka: Sallatë mikse me limon dhe 2 feta me bukë të zezë ose integrale.
    Zemra: Kos me feta limoni dhe fruta të thata.
    Darka: 2 feta djathë i bardhë (me pak yndyrë), e shoqëruar me sallatë me perime mikse të ziera dhe të përgatitura me lëng limoni dhe 1 fetë buke të zezë ose integrale.
    Dita e Gjashtë
    Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
    Zemra: Një frut sipas dëshirës.
    Dreka: Proshutë me sallatë mikse me limon dhe 2 feta me bukë të zezë ose integrale.
    Zemra: Kos me feta limoni dhe rrush.
    Darka: 1 vezë me sallatë jeshile me limon dhe 1 fetë buke të zezë ose integrale.
    Dita e Shtatë
    Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
    Zemra: Një frut sipas dëshirës.
    Dreka: Peshk me sallatë mikse me limon dhe 2 feta me bukë të zezë ose integrale.
    Zemra: Kos me feta limoni dhe një lugë gjelle mjaltë.
    Darka: Fileto pule e shoqëruar me sallatë jeshile me limon dhe 1 fetë buke të zezë ose integrale.
    Në dy javët e tjera zbatohet receptura e javës së parë. Kjo dietë mund të ndiqet çdo 2 muaj deri në mbërritjen e peshës ideale./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Albin Kurti për Kosovën është me serb se Vuçiqi dhe Putini’. Haradinaj këtë deklaratë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, sonte është zhvilluar ceremonia shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bajram Begaj....
    Sport28 Nëntor 2024
    FIFA ka konfirmuar përfaqësueset nëpër vazo për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku Kosova gjendet në vazon e katërt....
    Lajme28 Nëntor 2024
    Derisa shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një niveli jo të kënaqur, qindra biznese nga Shqipëria janë pozicionuar mirë në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 28 Nëntorit është i shoqëruar nga djali i Hashim Thaçit, Endriti. shihet në një...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.