×
  • Lajme
  • Lajme

    Diell, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të jenë tipike për stinën e pranverës, duke krijuar kushte të favorshme për një sërë aktivitetesh, transmeton Klankosova.tv.

    Qytetarët mund të përfitojnë nga moti për shëtitje në natyrë, punë të lehta në kopshte, serra apo oborre, si dhe për aktivitete rekreative në ambiente të hapura.

    Megjithatë, të dielën parashihet një ndryshim i shpejtë në shtresat e ulëta dhe të mesme të atmosferës (troposferë), i cili do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale.

    IHMK-ja thotë se fillimisht do të ketë reshje shiu, ndërsa më vonë pritet që reshjet të kalojnë në borë duke përfshirë edhe shumë pjesë të viseve të ulëta. Megjithëse këto reshje do të jenë të përkohëshme. Në viset e larta parashihen vetëm reshje bore.

    Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për paraqitjen e ngricave në fillim të javës së ardhshme, të cilat mund të kenë ndikim negativ në kulturat e hershme bujqësore, veçanërisht në pemëtari.

    Udhëzohen bujqit dhe fermerët që të marrin masa preventive për të mbrojtur prodhimin dhe kulturat e ndjeshme nga ndikimi i këtyre kushteve të pafavorshme të motit.

    Parashikimi i motit për fundjavë:

    E shtunë: Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të variojnë nga 1°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 14°C deri në 17°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

    E diel: Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje. Në viset e larta parashihen reshje bore, ndërsa ne viset e ulëta pos rigave te shiut , në shumë zona parashihen edhe reshje bore që do të krijojnë edhe shtresa te përkohshme . Temperaturat minimale pritet të jenë nga -1°C deri 1°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 1°C deri në 4°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1- 9m/s.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Prill 2025
    Presidentja Osmani po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë. Në fjalimin e saj, presidentja foli për aleancën...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ka kërkuar reflektim të thellë dhe përgjegjësi nga strukturat...
    Lajme11 Prill 2025
    KFOR ka njoftuar se sot është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës së Batalionit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit, e cila u...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë pas divorcit nga Ilir Meta. “Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, për FrontOnline ka folur pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE)...
    Vip11 Prill 2025
    Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 4”, Kelly dhe Xumi, ishin ditën e sotme të ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku komentuar...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, për FrontOnline ka folur pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE),...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se kjo parti, sapo të konstituohet kuvendi do ta thërrasin në raportim bordin e ZRrE-së....
    Lajme11 Prill 2025
    Të shtunën paradite riga lokale shiu. Ditën intervale me diell. Të dielen temperatura prej 20C. Mendimi për motin – 11.04.2025 Reshjet lokale...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.