Viti filmik po mbyllet dalëngadalë me një “big bang” falë filmit të ri të Netflix “Don’t Look Up”, i cili është i mbushur me emra botërorë, ndërsa kasti drejtohet nga Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence.
Regjisori Adam McKay, i cili ka punuar në titujt “Step Brothers” dhe “Anchorman”, është bërë një emër i respektuar vitet e fundit, falë filmave “The Big Short” dhe “Vice”, të cilët fituan Oscar.
Komedia e fundit e McKay bashkon Leonard DiCaprio dhe Jennifer Lawrence në një komedi për fundin e botës që satirizon ndarjet politike në vend.
Kasti përfshin gjithashtu emra të mëdhenj si Meryl Streep, Rob Morgan, John Hill, Mark Rylens, Cate Blanchett, Tyler Perry, Timothy Shalamey, Ron Perlman, Ariana Grande dhe Scott Mescudi.
Në “Don’t Look Up”, DiCaprio dhe Lawrence luajnë shkencëtarët Dr. Randall Mindy dhe Dr. Kate Dibiaski, dy astronomë të detyruar të udhëtojnë nëpër Shtetet e Bashkuara për të paralajmëruar popullatën se një meteor gjigant po lëviz drejt e drejt planetit./FrontOnline/