×
  • Lajme
  • Lajme

    Dialogu me Serbinë/Analistët kritikojnë Kurtin, ja çka po i kërkojnë

    FrontOnline
    23 Mars 2021

    Albin Kurti nuk e ka lëkundur qëndrimin e tij. Ai në paraditen e së hënës, pak orë para se të zgjidhej kryeministër, e tha troç në një tryezë se dialogu me Serbinë nuk është në mesin e prioriteteve të tij qeverisëse. Më me rëndësi për të gjatë mandatit janë çështjet që lidhen me punësimin e drejtësinë.

    Me qasjen e tij s`po pajtohen njohësit e zhvillimeve politike në vend. Shkodran Ramadani është njëri nga ta. Ky në një prononcim për Front Online tha se dialogu me Serbinë, deshi apo s’deshi Kurti, do të jetë prioritet për të si kryeministër.

    “Dialogu është një temë që Kurti nuk mundet t’a injorojë. I imponohet si kryeministër i Kosovës. Nëse ai refuzon dialogun, mbështetja e ndërkombëtarëve, angazhimi i tyre për zgjidhjen e kontekstit, Kosovë-Serbi, do të zbehet. Kosova do të izolohet”, tha Ramadani për Front Online.

    Njëjtë mendon edhe Allen Meta nga organizata “Demokracia në Veprim”.

    Ai tregon se pse Kurti nuk mund t`i ikë procesit tashmë 10 vjeçar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Padyshim, dialogu sado që mund të thuhet para qytetarëve se nuk do të jetë një prej prioriteteve, ai doemos do të jetë. Është i pashmangshëm sepse BE-ja dhe Amerika janë të interesuara t’a rregullojnë çështjen e status-quo mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Meta për Front Online.

    Dialogun, Kurtit, një ditë pas uljes në kolltukun e kryeqeveritarit ia kanë kujtuar edhe dy diplomatë ndërkombëtarë të rangut të lartë.

    Së bashku me urimet e tyre, përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrel dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë thënë se mezi presin të bashkëpunojnë me Kurtin për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

    Por, çfarë duhet të kërkojë i pari i ekzekutivit në dialog?

    Të dy njohësit, si Ramdani e Meta, thonë se Kurti duhet të kërkojë njohje prej Serbisë dhe po ashtu shmangie nga krijimi i Asociacionit.

    “Dialogu politik i cili duhet të jetë domosdo pa ndryshimin e hartave dhe pa krijimin e Republikave të vogla në të dyja shtetet që më pastaj do të mund të krijonte një Republikë Srpska. Njohja është e domosdoshme. E kemi parë që edhe Amerika në krye me Biden e ka kërkuar atë”, deklaroi Meta për Front Online.

    “Kurti duhet të jetë rigoroz. Duhet të kërkojë njohje, por pa Asociacion dhe pa ndarje. Për shkak se çdo gjë tjetër do të ishte humbje për neve”, u shpreh Ramadani për Front Online.

    Emisari special i BE-së në Mirosllav Lajçak në një intervistë për “N1” ka thënë se pret që takimi Kurti-Vuçiq të ndodh para verës.

    Deri më tani janë arritur mbi 23 marrëveshje në dialogun mes të dyja vendeve në nivelin teknik dhe politik.

    Por, jo të gjitha marrëveshjet e arritura janë zbatuar nga palët./Front Online/

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.