×
  • Lajme
  • Lajme

    Dialogu Kosovë-Serbi/Brukseli për takimin Bislimi-Petkoviq: Njoftojmë kur është e përshtatshme

    FrontOnline
    27 Nëntor 2024

    Bashkimi Europian nuk e ka konfirmuar takimin në nivel të kryenegociatorëve mes Kosovës dhe Serbisë për në dhjetor.

    Në një përgjigje për Gazetën Express, nga BE thanë se për këto takime do të njoftojnë “kur është e përshtatshme”.

    “Nuk kemi çfarë të shtojmë në këtë fazë, në përputhje me praktikën e deritanishme do të njoftojmë çdo takim siç është e përshtatshme”.

    Në anën tjetër, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, dje për mediat ka thënë se dialogu pritet të vazhdojë më 17 dhjetor.

    Për takim të ardhshëm kishte thënë se po bëhen përgatitjet edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në një postim të tij më 24 nëntor në Facebook ku shpesh bën një përmbledhje të punës së tij javore. Megjithatë, ai s’ka dhënë datë.

    “U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor”, kishte shkruar Lajçak.

    Takimi i fundit mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq, u mbajt më 24 tetor. Por, edhe ky takim kishte përfunduar pa ndonjë rezultat.

    Lajçak më pas kishte thënë se fokusi në këtë takim ishte “në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit”

    “Megjithëse nuk bëmë hapa përpara për këtë, unë jam optimist për disa përparime të arritura në disa çështje të tjera kyçe, të cilat do t’i ndjekim në javët e ardhshme”, kishte thënë Lajçak.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Nëntor 2024
    Pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar edhe presidentin Bajram Begaj. Hamza ka...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, ka shprehur mbështetje në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë për hapjen e...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Në burgun e Dubravës dyshohet se është dhunuar seksualisht një i burgosur i moshës 20-vjeçare, nga dy të burgosur të tjerë. Për...
    Të tjera
    Vip27 Nëntor 2024
    Gjesti dhe Leo kanë diskutuar për raportin e Drilonit dhe Sarës brenda shtëpisë më të famshme në vend. Teksa qëndronin në xhakuzi,...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në “Ditën e Forcës”, më 27 nëntor 2024, ka nënshkruar vendimin për hapjen e fabrikës për prodhimin...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ironizuar sot me vendimin e Qeverisë Kurti për fillimin e procedurave për ndërtimin e një fabrike...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, nesër do të mbajë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora 17:00. “Nesër, e enjte,...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përfundoi qëndrimin e saj zyrtar në Kolumbi. Me anë të një postimi në Instagram, ku...
    Vip27 Nëntor 2024
    Driloni ka bërë një paralajmërim, gjatë bisedës me disa nga banorët e shtëpisë. Ai ka paralajmëruar se mund të eskalojë situata, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.