Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic i cili ka zëvendësuar Marko Gjuriqin në këtë pozitë do të takohet sot me Emisarin e BE’së, Miroslav Lajçak.
Pala serbe do të ngrejë çështjen e mos-impelemtimit të marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe shkruan RadioTelevizioni i Serbisë.
Në këtë bisedime do të diskutohen dy tema, pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronat.
Petar Petkovic do t’i drejtohet mediave në Bruksel pas negociatave të ditës së sotme.