×
  • Lajme
  • Lajme

    Diabet e probleme me frymëmarrje, kjo është gjendja e Gucatit në Hagë

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Kryetari i Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, është arrestuar nga EULEX’i me datën 25 shtator, në zyrat e veteranëve në Prishtinë, ku atë ditë u bë edhe një bastisje. Po atë ditë, Gucati u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Gucati, më 1 tetor është paraqitur në seancën e parë gjyqësore para Tribunalit Special, ku mbrojtësi i tij, Jonathan Elystan Rees, ka kërkuar lirimin me kusht të klientit të tij. Ai tha se Gucati ka probleme shëndetësore, ai vuan nga diabeti, shtypja e lartë e gjakut si dhe vuan nga astma.

    Derisa edhe vetë Gucati gjatë paraqitjes së parë në Gjykatë ka treguar se është invalid i luftës në shkallën 75%.
    Sa i përket gjendjes së tij aktuale shëndetësore, avokati i Gucatit që ishte prezentë në seancë, Valon Hasani ka thënë për Express se ai është mirë me shëndet.

    “Gjendja e tij është stabile, kam biseduar dje me të”, tha Hasani.

    Hasani tha se ende nuk është caktuar data për seancën e ardhshme. Ai tha se këto ditë pritet vendimi për ligjshmërinë e arrestit të Gucatit dhe sa i përket kërkesës për lirimin me kusht.

    “Ende nuk është caktuar ndonjë datë. Ende nuk e dimë, presim këto ditë me lëshu vendim sa i përket ligjshmërisë së arrestit dhe sa i përket kërkesës tonë, ende nuk është marrë ndonjë vendim”, tha Hasani.

    Ai po ashtu shtoi se nuk ka ndonjë informacion rreth përgatitjes së aktakuzës, përveç atë që Prokuroria e Specializuar e ka thënë në seancën e parë gjyqësore se brenda 30 ditësh do të ngrisin aktakuzë ndaj Gucatit.

    ““Prokuroria e Specializuar ka ndërmend të dorëzojë aktakuzën brenda një periudhe 30 ditore”, kishte thënë prokurorja Valeria Bolici.

    Ndër të tjerash, avokati Reese kishte thënë që nëse klientit të tij i mundësohet lirimi me kusht do të japnin një garanci prej 5 mijë eurosh, që Gucati të jetojë në një adresë të caktuar në Kosovë dhe të raportojë në policinë e EULEX-it.

    Por, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte thënë se mbetja në paraburgim e Gucatit është e nevojshme pasi “ka motive” se ai mund t’i “shmanget drejtësisë”, por edhe të përsërisë veprat të cilat dyshohet se i ka kryer.

    Këto ditë pritet vendimi se a do të lirohet me kusht Gucati apo jo.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur pas sulmeve të së premtes në Magdeburg, duke thënë se “dhuna nuk duhet të mbizotërojë askund”....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla. Manastirliu tha se është vendosur të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime. Në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.