Ka pak ditë që aktorja e njohur dhe njëkohësisht deputete e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, është operuar për herë të dytë për tumor në tru. Fatmirësisht operacioni shkoi me sukses e tani Adriana është duke marrë veten.
Lajmin se i ishte rikthyer tumori pas 9-vitesh, e tregoi vetë ajo përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruante edhe do të përballej edhe njëherë me jetën ose vdekjen.
Që kur Adriana zbuloi se ishte sërish diagnostikuar me sëmundjen e rëndë, fansat, miqtë, kolegët dhe familjarët e mbështetën atë menjëherë. Por personat që i qëndruan më shumë pranë ishin fëmijët dhe i dashuri i saj futbollisti afrikano-belg Keith Groeneveld.
Ky i fundit ka treguar se nuk e mban mend me saktësi momentin kur mori lajmin e hidhur për rikthimin e sëmundjes, po krejt çfarë i kujtohet është fakti se ndjehej i dërrmuar.