Dita e sotme (17 shkurt 2022), ka nisur me një befasi për reperin nga Drenica, Don Xhoni.
Përmes një postimi në Instastory, zbuloi që ka pranuar një dhuratë speciale.
Duke incizuar nga afër, ai zbuloi që menaxheri i tij, Berat Ademi, i ka bërë një dhuratë dukati, e cila kap vlerë të madhe.
Gjithashtu, në këtë datë historike, reperi nuk harroi t’i urojë fansat e tij duke përcjellë një mesazh emocionues.
“I betum për kit toke, pasha eshnat e bacit Adem!”, shkroi ai në postimin e tij.