Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora po vazhdon të jetë aktive me projekte të reja muzikore.
Këtë herë artistja ka lansuar një bashkëpunim të ri me dy këngëtare me famë botërore, Inna dhe Stefflon Don.
Bashkëpunimi i artisteve mban titullin “Yummy” dhe ka ardhur i bashkangjitur edhe me videoklip që tashmë gjendet në kanalin zyrtar të Innas në YouTube.
Kënga është prodhim I producentëve Alexandru Cotoi, Marcel Botezan dhe Sebastian Barac.
Projekti ka ardhur në dy gjuhë, Dhurata këndon në gjuhën shqipe teksa Inna dhe Stefflon Don në atë angleze.
Mbetet të shihet se si do të pritet ky bashkëpunim, megjithatë të tria këngëtaret tashmë kanë ndërtuar karriera të suksesshme dhe njihen për hitet të shumta. /Telegrafi/