Dhunohet një vajzë e mitur në Gjilan
Një person është arrestuar në Komunën e Gjilanit nën dyshimet se ka dhunuar një vajzë të mitur, raporton Gazeta Express.
Në njoftimin e PK’së thuhet se i njëjti është arrestuar dje rreth orës 15:00 nën dyshimin se ka kryer veprën penale ndaj viktimës kosovare, e mitur.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ndaj viktimës femër kosovare- e mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.